Kreu / Ekonomi / “TVSH për të gjithë”, biznesi i vogël rrit çmimet, i ulen fitimet

“TVSH për të gjithë”, biznesi i vogël rrit çmimet, i ulen fitimet

Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH ka efekte komplekse në treg. Profesor Sotiraq Dhamo shpjegon sesi preket çdo grup, duke filluar nga ato biznese të cilat sot, për shkak se nuk paguajnë TVSH-në, kanë çmime më të ulëta.

“Nga pikëpamja e bizneseve që tani janë pa TVSH, nëqoftëse çmimet e tyre i kanë më të ulëta sesa çmimet e biznesit me TVSH, me të cilin ato kanë konkurruar, do të detyrohen që të rrisin çmimin dhe ta çojnë te niveli i biznesit aktual me TVSH”, shprehet Dhamo.

Por, në treg ka edhe shumë biznese, të cilat ndonëse nuk paguajnë TVSH në shtet, i kanë çmimet të njëjta me ato që e paguajnë këtë taksë. Në këtë rast, qytetari e ka paguar TVSH-në në çmim, por biznesi nuk e derdh në shtet, duke e mbajtur pa të drejtë.

“Nëqoftëse bizneset e vogla, që deri tani e kanë çmimin njësoj me biznesin e madh dhe këtë TVSH e mbajnë, do të thotë që këtë TVSH do ta derdhin në buxhetin e shtetit, sepse në fakt qytetarët e kanë paguar”, shpjegon më tej profesor Dhamo.

Këto biznese, tani duhet të ulin marzhin e fitimit.

“Pra, nëqoftëse një biznes sot do të fitojë një milion lekë, atëherë do t’i duhet që nga ky marzh, 200 mijë t’i derdhë në buxhetin e shtetit dhe 800 mijë i mbeten për vete”, thotë Sotiraq Dhamo.

Por kjo masë ka edhe kosto administrative, pasi tani bizneset e vogla duhet të paguajnë kontabilist për të bërë deklarimin e TVSH-së dhe të blejnë pajisjet elektronike që mbajnë evidencën e inventarit.

Mos humbisni

Shqiptarët kanë veç namin, por janë të fundit për konsumin e kafesë

E shkurtër apo e gjatë, me qumësht apo shqeto, kafeja është pikënisja e ditës për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.