Kreu / Botë / Trump në telashe! Senatorët amerikanë zotohen për sanksione më të ashpra ndaj Putinit

Trump në telashe! Senatorët amerikanë zotohen për sanksione më të ashpra ndaj Putinit

Senatori John McCain tha se SHBA-ja nuk do të bëjë “pazar faustian” me presidentin e Rusisë Vladim Putin, pavarësisht spekulimeve se presidenti i zgjedhur Donald Trump mund të heqë sanksionet me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve

Duke folur në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi i Ukrainës, në Kiev, më 30 dhjetor, së bashku me dy senatorë amerikanë, McCain, tha se cfarëdo marrëveshje me Putinin do të “pengonte dhe minonte lirinë dhe demokracitë që ekzistojnë sot”.

Kongresi i SHBA-së ka vendosur sanksione ndaj Moskës menjëherë pasi Rusia e aneksoi me forcë Gadishullin Krime të Ukrainës në mars të vitit 2014 dhe për mbështetjen e vazhdueshme të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Senatori Lindsey Graham, një republikan nga Karolina Jugore, tha se Kongresi do të vazhdojë në vitin 2017 sanksionet kundër Rusisë, me objektiv energjinë dhe sektorin banker si dhe “Putinin dhe qarkun e tij të brendshëm”.

“Ne do të bëjmë dy gjëra; do ta ndalojmë Putinin me sanksione më të fuqishme dhe do të jemi më të dobishëm për miqtë tanë, sikundër këtu në Ukrainë”, tha Graham.

McCain, Graham dhe Amy Klobuchar, një demokorate nga Minesota thanë se ka një mbështëtje të fuqishme në Ongres për t’i ofruar Ukrainës “armë mbrojtëse vdekjeprurëse” pë rtë ndihmuar Kievin në luftën e tij kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje

Të pyetur nëse Trump mund ta njoh Krimenë si pjesë të Rusisë, Kraham tha se Kongresi do ta bllokojë një lëvizje të tillë.

“Vetëm presidenti nuk mnd ta bëjë këtë. Dhe arsyeja pse Kongresi do ta refuzonte një ide të tillë është sepse minon sundimin e ligjit”, tha Graham.

McCain bëri thirrje për veprime më të fuqishme ndaj Moskës për përfshirjen e dyshuar të saj në hakerimin e postës elektronike të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama më 29 dhjetor urdhëroi dëbimin e 35 diplomatëve rusë dhe vendosi sanksione ndaj dy agjencive ruse të intelegjencës për, sic tha administrate, përfshirjen e tyre në hakim.

Putin tha më 30 dhjetor se Moska nuk do t’i kundërpërgjigjet me të njëjtën masë dhe nuk do të dëbojë asnjë amerikan nga Rusia, duke akuzuar administratën e SHBA-së për, sic tha, “diplomaci të papërgjegjshme.”

Më 30 dhjetor, Trump e ka lavdëruar Putinin në Tëitter për përmbajtje nga veprimet hakmarrëse duke e cilësuar “si shumë të mencur”.

Senatori McCain ka bërë thirrje për veprime më të ashpra ndaj Moskës për shkak të përzierjes në hakerim të partisë Demokratike para zgjedhjeve presidenciale,

“Mund t’i bëjmë edhe më të rënda – nga udhëtimi deri tek identifikimi i atyre që janë përzier në këto hakime dhe organizatat e posacme. Ka masa më të ashpra që duhet të ndërmarrim. Në fund të fundit ishte një sulm mbi SHBA, sulm në themelet e demokracisë sonë. Nëse shkatërroni zgjedhjet atëherë keni shkatërruar demokracinë”, tha McCain.

Senatorja Amy Klobuchar tha se me sulme kibernetike nuk janë goditur vetëm SHBA-të.

“Gjatë këtij udhëtimi, pas vizitës në Estoni dhe Lituani, dhe duke dëgjuar për sulmet kibernetike në Ukrainë, kemi mësuar se se kjo po ndodh me vite të tëra. Dhe kjo është teknika që mudn të jetë përdorur edhe në zgjedhjet francize ose gjermane”, tha Klobuchar, duke iu referuar dy zgjedhjeve të rëndësishme që pritet të organizohen në vitin 2017./ REL

Mos humbisni

Ish-prezantuesja e Fox News: Trump tentoi në ashensor të më …

“Presidenti amerikan Donald Trump u përpoq të më puthte në buzë në një nga ashensorët …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.