Kreu / Shëndet / Tre paralajmërime për të rinjtë që duan të përdorin viagrën

Tre paralajmërime për të rinjtë që duan të përdorin viagrën

Disfunksioni erektil është pamundësia për të arritur dhe/ ose për të mbajtur forcimin e penisit (ereksionin).

Shpesh është thënë se kjo vështirësi seksuale është karakteristike për burrat e moshës mbi 40 vjeç.

Por studimet e fundit kanë treguar se kjo vështirësi seksuale takohet jo rrallë edhe në burrat e djemtë më të rinj se 40.

Rreth 13 përqind e të rinjve dhe studentëve thonë se vuajnë nga shkallë të ndryshme të disfunksionit erektil.

Ajo që tërheq më shumë vëmendjen, është fakti se këta të rinj kanë përdorur barna kundër disfunksionit erektil, pa dijeninë e mjekut.

Shumica e djemve e kanë marrë Viagrën nga shokët, ose e kanë gjetur në farmaci pa recetë mjeku.

Kjo ndodh sepse këta djem, kur ndjehen mirë seksualisht me ndihmën e Viagrës, nuk e konsiderojnë veten impotentë, sepse sipas tyre, impotent është, vetëm, ai që nuk arrin, kurrë, të ketë forcim të penisit (ereksion).

Ky është një mendim i gabuar.

Përgjigja për pyetjen është: Po, edhe një i ri mund të marrë Viagra, por duhet të keni parasysh disa gjëra:

1 – Viagra, nuk e bën një të ri që është seksualisht normal, një “superman seksual”. Ajo e bën atë të aftë të bëjë seks më shpesh në një periudhë kohe më të shkurtër dhe kjo me kalimin e kohës sjell dobësimin e mëtejshëm të fuqisë erektile të penisit.

2- Të rinjtë janë zakonisht më “të papërgjegjshëm” në kuptimin e ekspozimit ndaj veseve dhe mund ta përdorin Viagrën bashkë me alkoolin dhe drogat e tjera të rrugës. Kjo e bën marrjen e Viagrës por edhe marrëdhënien seksuale të rrezikshme, për shkak të ngarkesës së organizmit dhe shtatzanive të padëshiruara në rrethana humbje të kontrollit.

3 – Të rinjtë nuk duhet të përdorin barna kundër impotencës pa konsultimin e doktorit. Të rinjtë duhet të dinë se Viagra, Levitra dhe Cialis janë barna jo për ata me funksion seksual normal që duan “seks më të fortë”, por për ata që kanë nevojë dhe ua rekomandon mjeku.

Mos humbisni

Metodat e rejat se si të mbash trupin në formë

Në Shtetet e Bashkuara vetëm një në tre fëmijë është aktiv çdo ditë. Dhe më …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.