Kreu / Aktualitet / Tiranë, bënin kontrabandë ilaçesh, në pranga 2 persona

Tiranë, bënin kontrabandë ilaçesh, në pranga 2 persona

“Pangea X”, kodohej operacioni i policisë së Tiranës në përfundim të së cilit u vunë në pranga 2 persona për kontrabandë medikamentesh farmaceutike.

Blutë e Tiranës sekuestruan në total 90 medikamente të ndryshme farmaceutike kontrabandë.

Në pranga ranë shtetasit Enval Xhoxhi, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Kozeta Ylli, 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u krye pasi, këta shtetas ushtronin tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë në farmacitë që menaxhonin.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 90 medikamente farmaceutike kontrabandë :

42 medikamente farmaceutike të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasi Enval Xhoxhi.

48 medikamente farmaceutike kontrabandë të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasia Kozeta Ylli.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabande”,  “Fshehje të ardhurave dhe Shkelje e të drejtave të  pronësisë industriale/intelektuale, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.

Mos humbisni

Dëshmitarët VIP rrinë urtë para Shullazit! Askush nuk ia përmend emrin

Emiljano Shullazi në gjyqin që mbahet ndaj tij në Gjykatën për Krime të Rënda ka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.