E shtunë , 3 Dhjetor 2016
Kreu / Botë / The Telegraph: Blair ka marrë dokumente sekrete në ambasadën angleze në Tiranë
Rama rrit pagesën për studion “Blair”

The Telegraph: Blair ka marrë dokumente sekrete në ambasadën angleze në Tiranë

The Telegraph: Blair ka marrë dokumente sekrete në ambasadën angleze në Tiranë

Toni Blerit i është ndaluar të qëndrojë në ambasadat britanike dhe të përdorë diplomatët për punë të tij tregtare. Gazeta britanike “The Telegraph” zbulon se Ministria e Jashtme e Britanisë ka kërkuar parandalimin e përdorimit të pa përshtatshëm dhe të shmanget perceptimi se Bler apo figura të tjera përfaqësojnë qeverinë britanike.

Ministria e Jashtme ka sqaruar se ish­kryeministrat apo ish­ministratmund të përdorin ambasadat vetëm nëse janë për biznes zyrtar.

Bler ka përdorur burimet qeveritare jashtë vendit si dhe u ka kërkuar informacione ambasadave në vende si Kanadaja, Shqipëria dhe Maqedonia.

Ai madje ka marrë dhe dokumente qeveritare përfshirë dhe kabllograme, raporton Panorama. Urdhri ka ardhur pasi “The Telegraph” zbuloi se Bler ka bërë miliona paund që prej largimit si kryeministër në vitin 2007. Pasuria e tij përllogaritet 60 milionë paund.

Mos humbisni

Netherlands-Europol-Islamic-State

Alarmi i “EUROPOL”: Militantët e ISIS duan të kryejnë sulme gjatë festave

Në periudhë festash, një raport i “EUROPOL”-it jep edhe njëherë alarmin: militantët e të ashtuquajturit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.