E mirënjohura “The Economist”, në një investigim të saj dedikuar firmave lobuese në Afrikë, ka gjetur një lidhje të drejtëpërdrejtë midis diktatorit famëkeq të Kongo Brazavilit, Denis Sassou Ngueso, me liderin e opozitës shqitpare, Lulzim Basha.
Në një artikull me titullin “Rreziku i lobimit në Afrikë”, “The Economist” shkruan se si kompania lobuese e zgjedhur nga diktatori, organizoi për të “farsën” e takimit me Donald Trump, në një event bamirësie në Florida.
Ky takim u përdor nga Nguesso, për të reklamuar imazhin e tij në të gjithë mediat e kontrolluara të Republikës së Kongos, me argumentin se ai ishte “lideri i parë në botë që Trump thirri në një takim”.
Të dhënat e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i njëjti burim që ka publikuar edhe kontratat e Partisë Demokratike, tregojnë se për këtë mision, Nguesso kontraktoi një firmë rumune, të quajtur “Global Structures Group”.
Megjithatë, kjo firmë ka punuar ngushtësisht në të shkuarën me disa prej lobuesve të Bashës, listë që përfshin edhe “Stonington Strategies”, “Muzin Partners”, “Barnes & Thornburg” dhe “Binietta LTD”.
Gjatë fushate, Basha zgjodhi të njëjtën taktikë, si ajo e Nguesso, për të takuar Trump në një takim biznesi, me qëllim shkëputjen e një foto nga tij, foto e pompuar nga mediat pro-opozitare si një provë e mbështetjes së Presidentit Amerikan ndaj Lulzim Bashës.
Në rastin e Nguessos, Shtëpia e Bardhë reagoi duke përgënjeshtruar karakterin zyrtar të takimit disa sekondësh Trump-Nguesso.
Megjithatë, edhe pa këtë përgënjeshtrim, ishte e qartë për të gjithë se diktatori i Republikës së Vogël të Kongos (shënim: Mos ngatërro me Republikën Demokratike të Kongos, një ndër shtetet më të mëdha në Afrikë), nuk do të ishte kurrsesi dinjitari i parë i huaj i ftuar nga Trump. E njëjta, pa dyshim vlen edhe për Bashën.
Republika e Kongos është një prej vendeve më të varfëra në botë dhe mbase shteti i vetëm, ku skllavëria konsiderohet ende e ligjshme. /Zathur.net
Diskutime rreth kësaj post