Kreu / Botë / Tetë kandidatë në garë për presidencën ruse

Tetë kandidatë në garë për presidencën ruse

Tetë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Rusi. Lista e kandidatëve është finalizuar kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar zyrtarisht kandidimin e Ksenia Sobchak dhe Maksim Suraikin në ditën e fundit të procesit të regjistrimit.

Rusët do të votojnë për presidentin e ri më 18 mars, kur parashikohet fitorja e presidentit aktual, Vladimir Putin.

Sobchak është gazetare dhe personalitet televiziv, e nominuar nga Partia e Iniciativës Civile, ndërsa Suraikin është i njohur pak si lider i Partisë Komuniste të Rusisë, e cila është e ndarë nga partia disa herë më e madhe e ashtuquajtur Partia Komuniste, raporton REL.

Gjashtë kandidatët e tjerë të regjistruar më herët janë: Vladimir Putin, Boris Titov, Sergei Baburin, Grigory Yavlinsky, Vladimir Zhirinovsky dhe Pavel Grudinin.

Politikanit opozitar, Aleksei Navalny, kritikut të ashpër të Putinit, i është hequr e drejta e kandidimit për shkak të një dënimi kriminal, për të cilën ai thotë se ka qenë i motivuar politikisht. Navalny u ka bërë thirrje rusëve të bojkotojnë votimin.

Mos humbisni

Policia jep detaje/ Zarfi kërcënues për Meghan Markle dhe Princ Harryn

Një zarf i ardhur në adresë të Princ Harryt dhe të fejuares së tij Meghan …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com