Kreu / Kuriozitete / Teoria paralajmëron: Toka do të shkatërrohet pas disa javësh

Teoria paralajmëron: Toka do të shkatërrohet pas disa javësh

Bota do të marrë fund dhe planeti Tokë do të shkatërrohet pas disa javësh, sipas një teorie më të fundit të konspiracionit

David Meade ka paralajmëruar së fundmi se planeti misterioz “Nibiru” do të përplaset me planetin Tokë. Sipas tij, eklipset diellore të këtij muaji do të sinjalizojnë për përplasjen me Tokën të planetit Nibiru, që asnjëherë nuk është vërejtur nga shkencëtarët. Për të mbështetur pretendimet e tij të pazakonta, David Meade ka përdorur disa pasazhe nga Bibla. “Nibiru”, i quajtur edhe Planeti X, është parashikuar disa herë që do të shkatërrojë Tokën, ekzaktësisht që nga viti 2003.

“Sipas tij, gjatë javës së tretë të gushtit, do të ndodhë një eklips dhe pas tij do të shfaqet në horizont planeti i madh “Nibiru” e do të përplaset me Tokën duke shfarosur njerëzimin. “Eklipsi i madh amerikan më 21 gusht është një shenjë paralajmëruese”, thotë David Meade për ‘Daily Star’. Duke u bazuar në teorinë e tij të konspiracionit, planeti Nibiru i padëgjuar edhe nga shkencëtarët, do të shfaqet në qiell dhe do godasë planetin tonë.

Mos humbisni

Çfarë po ndodh? Vdekjet misterioze që po tronditin Europën

Ata po shijonin një darkë verore me brinjë të pjekura dhe fasule të konservuara. Por …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.