Kreu / Opinion / Të gjithë janë “lojtarë”, por bëjnë dhe si “arbitër”

Të gjithë janë “lojtarë”, por bëjnë dhe si “arbitër”

Analisti Fatos Lubonja komentoi mbrëmjen e sotme krizën politike në vend dhe fatin e koalicionit PS-LSI. Në studion e News 24, Lubonja tha se klasës politike i mungon “arbitri”, kus ipas tij, të gjithë janë “lojtarë”, por bëjnë dhe si “arbitër”.

Më tej, Lubonja u shpreh se konfliktualiteti mes palëve është rritur dhe duhet të ketë një zgjidhje, pasi situata është në kurriz të shqiptarëve. Gjithashtu ai tha se klasa politike nuk ka një “arbitër”.

“Tek LSI ka më shumë pasiguri. Rama do të tregojë se nuk i nënshtrohet LSI. Kjo situatë është në favor të Metës, pasi ka dy favore.

Njëra është se një parti duhet të rrijë gjithmonë në pushtet dhe tjetra është se është faktor ndërmjetësi. Krizat ndonjëherë mund të shfrytëzohen. Unë mendoj se duhet të ketë një dialog dhe nuk mund të vazhdohet me këtë konfliktualitet i cili është thelluar. Ky konfliktualitet është në kurriz të të gjithëve ne.

Duhet një lloj momenti që të rilindë gjithçka. Rilindje nuk po e përdor pasi nuk kemi rilinduar noj herë. Unë mendoj se as vullnet për dialog nuk ka. Kjo klasë politike e ka bërë profesion konfliktin.

Kemi 25 vite që klasa politike nuk ka një ‘arbitër’ dhe këta duan të jenë edhe “lojtar” edhe ‘arbitër’ vetë. Këtë ata duan ta vazhdojnë. Pra duhet një “arbitër”, tha Lubonja.

Ndërkohë i pyetur nëse ekziston një lloj krize mes PS dhe LSI dhe nëse duhet të vijojë koalicioni, Fatos Lubonja u shpreh se LSI ka pasur shumë kritika ndaj qeverisë dhe duhet ndryshim, pasi po shkohet drejt një qeverie “erdoganizmi”.

“Po të ndjekësh të gjitha qëndrimet që ka pasur LSI, ka shumë kritika ndaj qeverisë. Stabiliteti është në rrezik. Thonë që LSI ka 25% të administratës së vet. Thellimi i krizës duket dhe ka pasur një luftë nën brez, si dhe kërcënime dhe shantazhe. Është një politikë e korruptuar.

Duhet ndryshim mendoj. Mund tju imponohet një situatë shqiptarëve dhe të shkohet në një situatë ‘erdoganizimi’. Në këtë luftë ka interesa. Unë mendoj se po qeveriset keq. Ky koalicion është në kundërshtim me premtimet që kanë bërë”, u shpreh Fatos Lubonja.

Mos humbisni

Busti i Enver Hoxhës ra…sperma e tij ngado, ngado, ngado…

Nga Agim Xhafka Sot në mëngjes tek kafja erdhi dhe Sul Bushati, ish-drejtues komunist i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com