Kreu / Sport / Superkupa është e Lazio-s, zhgënjen Juventus

Superkupa është e Lazio-s, zhgënjen Juventus

Lazio ka befasuar kampionët e Juventusit, duke triumfuar në Superkupën e Italisë.

Një ndeshje e dominuar thuajse totalisht nga lacialët. Immobile ishte autor i dy golave për Lazion, ndaj një Juventusi inekzistent në fushën e lojës.

Edhe pse Lazio kishte shënuar dy herë, deri në minutën e 84, portieri Strakosha nuk ishte shqetësuar asnjëherë nga bardhezinjtë. Por në një goditje dënimi, i përhershmi Dybala shkurtoi diferencën. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Juventusi fiton një 11-metërsh dhe sërish argjentinasi mposht Strakoshën.

Megjithatë, ky takim nuk do të kishte shtesë prej 30 minutash, pasi Murgia shënoi golin e triumfit për Lazion, duke i siguruar bardhekaltërve trofeun e parë sezonal.

Mos humbisni

Armando Sadiku zbulon dallimet mes De Biasit dhe Panuccit

Armando Sadiku tregoi edhe diferencat mes De Biasit dhe Panuccit, duke e etiketuar këtë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.