Kreu / Botë / Sulm terrorist në Bruksel, agresori vdes në spital
Belgian troops control a road leading to Zaventem airport following Tuesday's airport bombings in Brussels, Belgium, March 24, 2016. REUTERS/Charles Platiau

Sulm terrorist në Bruksel, agresori vdes në spital

Një person me hanxhar në duar është qëlluar mbrëmjen e kësaj të premteje në Bruksel, pasi kishte sulmuar një grup ushtarësh pranë një rruge, ku Shteti Islamik kishte bërë thirrje për sulme pak ditë më parë.

Agresori i identifikuar si një 30-vjeçar nga Somalia, u transferua në spital, në gjendje të rëndë, ku më pas humbi edhe jetën. Ai plagosi disa ushtarë, ndërsa dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar edhe “dy shpërthime” gjatë incidentit.

Vendi i ngjarjes, në bulevardin “Emile Jacqmain” është pushtuar shumë shpejt nga policia dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa është krijuar edhe një perimetër sigurie.

Incidenti i sotëm ka ndodhur vetëm pak metra larg rrugës, ku xhihadistët e ISIS bënë thirrje për sulme me automjete, ndërsa policia ka arrestuar edhe një të dyshuar me bombë në një qendër tregtare.

Një postim i frikshëm në aplikacionin “Telegram” bënte thirrje ndaj fanatikëve të terrorit të shtypnin këmbësorët në rrugën “Rue Neuve”, që konsiderohet si një ndër dy rrugët më të populluara dhe të mbushura me dyqane në kryeqytetin belg.

Në të njëjtën rrugë, një person që mbante një brez të rremë eksplozivi shkaktoi një alarm për bombë vitin e kaluar, pasi veproi në mënyrë të çuditshme në qendrën tregtare “City 2”.

Një zëdhënës i policisë së Brukselit tha në atë kohë se “personi ishte arrestuar, por rezultoi të kishte një brez të rremë eksplozivi që përmbante kripë dhe biskota”.

Ndërkohë, një zëdhënëse e prokurorisë belge tha se “bazuar mbi të dhënat aktuale të identitetit, bëhet fjalë për një 30-vjeçar që nuk njihej nga autoritetet ligjzbatuese për aktivitete terroriste”. Edhe kryeministri belg, Charles Michel reagoi në “Twitter”, duke shkruar se “e gjithë mbështetja jonë shkon për ushtarët. Shërbimet tona të sigurisë mbeten në gatishmëri dhe po e ndjekim situatën”.

Mos humbisni

Mortajat serbe gjenden ilegalisht në duart e milicisë kurde

Ish-presidenti amerikan Obama u zotua se nuk do të armatoste grupet kurde në Siri për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.