Kreu / Shëndet / Sperma është drejt zhdukjes, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Sperma është drejt zhdukjes, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Sasia e spermës tek burrat është përgjysmuar 40 vitet e fundit, megjithëse arsyet pse janë ende të paqarta.

Studimet e fundit kanë treguar se nga viti 1973-1911, përqendrimi i spermës në ejakulimin e meshkujve perëndimorë ka rënë mesatarisht 1,4% në vit dhe në total plot 52%. Studiuesit janë shokuar nga shifrat alarmante, që dyshojnë se diçka e tillë mund të vijë si pasojë e rënies së imunitetit tek burrat në përgjithësi.

Nuk është hera e parë që studiuesit ndalen tek sasia e spermës, por kanë hasur shumë kritika. Megjithatë ata theksojnë se në studim janë përfshirë burra që nuk kanë probleme me infertilitetin, apo sëmundje të tjera që mund të ndikojnë.

“Nëse je një djalë me numër të ulët të spermës dhe tenton të bësh fëmijë në moshën 21-vjeçare me siguri nuk do ta vëresh problemin,” tregon Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin Sheffield. “Por nëse tentoni me një partnere 35-vjeçare, aty fillon dhimbja e kokës, sepse ti ke numër të ulët të spermës dhe një partnere më të madhe në moshë dhe nuk ke shumë kohë për ta rregulluar këtë.”

Kjo është thirrje për të gjithë djemtë dhe burrat me numër të ulët të spermës, mos e zgjasni shumë.

Mos humbisni

Alarmi i shkencëtarëve: Nëse iu kanë ardhur periodat para kësaj moshe, rrezikoni shumë!

Femrave të cilave iu kanë ardhur periodat që para moshës 12 vjeç janë 10% më …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.