E diel , 4 Dhjetor 2016
Kreu / Shëndet / Speci djegës dhe 11 arsyet për ta përdorur në kuzhinë
Speci djegës

Speci djegës dhe 11 arsyet për ta përdorur në kuzhinë

speci-700x394

Speci djegës dhe 11 arsyet për ta përdorur në kuzhinë

Të gjithë specat janë një burim i mirë i vitaminave A, C dhe K, por specat e kuq, thënë  ndryshe specat djegës, i kanë këto vitamina më të përqendruara. Vitaminat A, C dhe antioksidantët ndimojnë për të parandaluar dëmtimin e qelizave, kancerit, sëmundjet e lidhura me plakjen, si dhe rrisin sistemin imunitar. Sipas studiesëve ka shumë arsye për të konsumuar në vaktin tuaj ushqimor edhe specin djegës. 11 arësyet më të forta janë këto:

  1. Lufton kancerin: Capsaicina eliminon qelizat kancerogjene, sidomos ato të prostatës. Studiuesit thonë se, nëse meshkujt konsumojnë pilula capsaicine parandalojnë ndjeshëm kancerin e prostatës.
  2. Pakëson oreksin: Capsaicin-a është efektive në uljen e oreksit. Kjo substancë ndikon rrënjësisht në nxitjen e prodhimit të hormoneve të tiroides, një gjendër që kontrollon prodhimin e adrenalinës dhe dopaminës, hormone të cilat rregullojnë oreksin.
  3. Ndihmon në rënien në peshë: Capsaicin-a është një përbërës termo-gjenetik, që do të thotë se ajo nxit metabolizmin. Kjo nga ana tjetër ndimon për të djegur kaloritë dhe yndyrnat më shpejt se sa kur ju nk e përdorni atë në kuzhinë.
  4. Lufton inflamacionin: Capsaicin-a është një përbërës i fuqishëm anti-inflamator. Ajo aktualisht po studiohet si trajtimi më i mirë i mundshëm për artritin psoriazën.
  5. Lehtëson sëmundjet e aparatit tretës: Capsaicin-a mund të çojë në gjetjen e një kure për sëmundjet inflamatore të zorrëve (IBD). Substanca të tilla mund të ndimojnë gjithashtu për të eliminuar baktert, si Hpylori,dhe mund të ndihmojë në parandalimin e ulçeres në stomak.
  6. Mbron zemrën: Capsaicin-a mund të ndimojë për të mbrojtur zemrën duke ulur kolesterolin, trigliceridet dhe problemet e mpiksjes së gjakut.
  7. Lehtëson dhimbjen. Një cilësi e njohur kohët e fundit e capsaicin-ës është ajo për trajtimin e dhimbjeve osteoporoze. Speci djegës gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga diabeti nevropatik. Capsaicin-a është e njohur edhe për të penguar prodhimin e substancave P, njeneuropeptid që është trasmetuesi kryesor i dhimbjes në tru.
  8. Nxit përpunimin e karbohidrateve: Capsaicin-a mund të kontrollojë shpërndarjen e karbohidrateve për një harxhim më të madh të kalorive dhe një prodhim më efikas të energjisë.
  9. Rrit rrezistencën: Capsaicin-a shton rezistencën gjatë punëve të rënda, duke ndihmuar kështu në ripërtëritjen më të shpejtë pas çdo aktiviteti fizik. Kjo substancë shton sasinë e futjes së oksigjenit në tru deri ne 7.5%,duke i bërë mushkëritë më të forta dhe më funksionale.
  10. Për shkak se është aq djegës, speci ndihmon për të stimuluar sekrecionet që ndihmojnë muskusin në hundë, duke liruar kështu edhe kanalet e hundës. Ky fitokimikat mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të lidhura me alergjinë.
  11. Furnizon trupin me vitamina. Speci djegës është një burim i pasur i vitaminave A dhe C, që ndimojnë në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme si dhe forcojnë sistemin imunitar. Këto vitamina veprojnë njëkohesisht si antioksidantë të fuqishëm kundër plakjes.

Mos humbisni

depresioni

DEPRESIONI / Pyetjet e thjeshta për ta luftuar këtë sëmundje

Ka disa mënyra të lehta përmes së cilave mund ta ndihmoni një person të dashur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.