E mërkurë , 23 Mars 2016
Kreu / Aktualitet / Sot është dita e parë e pranverës
pranvera

Sot është dita e parë e pranverës

21 marsi njihet si dita e parë e stines se pranveres. Ardhja e pranverës përcaktohet me ndjekjen e qendrës së Diellit sipas ekliptikës.

Por, sipas kalendarit gregorian këtë vit, besohet pranvera do të vijë sot pikërisht  në ora 5:30 të mëngjesit.

Në kohën e caktuar qendra e Diellit do të jetë saktë në prerjen e ekliptikës dhe ekuadorit qiellor. Kjo praktikisht do të thotë se në atë moment Dielli, nga hemisfera jugore qiellore të kalojë në hemisferën veriore qiellore.

Me 20 mars dita zgjatë 12 orë e shtatë minuta. Zakonisht, dita e parë e pranverës emërohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë apo me fjalë të tjera, nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kanë kaluar 12 orë.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës. Sipas fenologjisë pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme. Me fillimin astronomik të verës më  21 qeshor pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.

Stafi i Lajme.al ju uron të gjithë këtë ditë, që t’ju shkojë sa më mbarë që të jetë e mundur me këtë këngë të bukur kënduar Frederik Ndoci.

 

Mos humbisni

flamuj-be-shqiperi

Rezoluta për Shqipërinë: Përparim me reformat, problem korrupsioni

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë, ku thuhet se vendi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.