Kreu / Dosje / Sokol Hoxha: Ja amaneti që më la babai im, Enveri

Sokol Hoxha: Ja amaneti që më la babai im, Enveri

Sokol Hoxha, djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha zbulon në një intervistë amanetin e fundit që i la i ati. Ai tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i te atit. “Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”- thote ai ne “Panorama”.

Ai zbulon se Enveri e kishte pike te dobet nusen e tij, Lilianen. ” Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerë sonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”- thote ai dhe shton se kjo gje kishte krijuar shqetesim te familja.

Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste. “Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”= thote ai.

Pyetur se “Ç’do të thoshte me ruajunin”?, ai pergjigjet:

Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh. Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë.

Mos humbisni

VIDEO / Kur Janullatos u zgjodh Kryepeshkop, salla brohoriste: Fan Noli! Fan Noli!

Ishte 2 gushti i vitit 1992. Në Tiranë do të shënohej një ngjarje e rrallë. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.