Kreu / Sport / Skënderbeut i hiqet një titull, gjobë 2 mln lekë

Skënderbeut i hiqet një titull, gjobë 2 mln lekë

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar ndodh që të shkurorëzohet një ekip kampion. Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit shpall fajtor skuadrën e Skënderbeut për trukimin e disa ndeshjeve gjatë sezonit 2015/2016, duke i hequr trofeun e këtij edicioni.

Edhe pse UEFA e kishte shpallur fajtore prej mëse një viti duke e përjashtuar nga pjesëmarrja në kupat e Europës, Komisionit të Etikës ju desh më shumë kohë për grumbullim faktesh dhe marrjen e këtij vendimi.

Gjithashtu, Skënderbeu u dënua edhe me heqjen e 12 pikëve nga klasifikimi i sezonit 2016/2017 si dhe me një gjobë prej 2 milionë lekësh. Pavarësisht heqjes së pikëve, Skënderbeu nga 72 pikë që e mbylli vitin e shkuar zbret në kuotën e 60 pikëve, por në vendin e tretë, pasi Luftëtari i vendit të katërt e mbylli sezonin e shkuar me 28 pikë diferencën me vendin e tretë.

Me heqjen e titullit kampion të sezonit të shkuar, Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka lënë evaziv faktin nëse titulli i vitit të shkuar do t’i kalojë Partizanit, duke qenë se e mbylli sezonin në vendin te dytë apo jo.

Mos humbisni

Icardi mposht Milanin, Interi merr vendin e dytë

Një lojë e denjë për t’u quajtur “derbi” është parë nga të dyja ekipet e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.