Kreu / Sport / Skandali i dopingut, ikën Presidenti i Federatës së Peshëngritjes

Skandali i dopingut, ikën Presidenti i Federatës së Peshëngritjes

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozaj ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Trysnia dhe presioni publik për daljen pozitive në dopping të peshëngritëses shqiptare Romela Begaj duket se e kanë detyruar Presidentin Gjozaj të japë dorëheqjen e nga ky post. Mësohet se në vend të tij si president i përkohshëm i FSHP-së, kryesia ka zgjedhur Gudar Beqirajn.

Më herët Gjozaj ka këmbëngulur në pafajësinë e peshëngritëses, duke theksuar se përgjigjet kanë ardhur në federatë 45 ditë pas përfundimit të Botërorit dhe konfirmoi se ajo do të kryejë testin B.

Sipas tij, Begaj rezultonte e dyshuar për doping për substancën stanazolol, e njëjta me të cilën ajo rezultoi pozitive edhe në testet antidoping të vitit 2014 pas Botërorit të Kaszakistanit.

Kampionia e botës në peshëngritje Romela Begaj, doli pozitive në testin e dopingut. Ndërsa në muajin dhjetor ajo u shpall kampione e botës në stilin e shkëputjes.

Nëse një gjë e tillë vërtetohet Romela Begaj pritet t’i hiqen dy medaljet e fituara në kampionatin botërorin të vitit 2017. Pritet që peshëngritësja ti nënshtrohet edhe testit B, për të vërtetuar saktësinë e analizës.

Nëse rezulton edhe në testin e dytë me doping, Begaj e pret një pezullim nga çdo aktivitet për një periudhë të caktuar.

Mos humbisni

Tragjedi në Bilbao, tifozët i marrin jetën një polici! /Video

Një përplasje e ashpër mes tifozëve të Athletic Bilbao dhe atyre të Spartakut të Moskës, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com