Kreu / Aktualitet / Si u dekonspirua informacioni për kapjen e 11 ton drogë në Përmet

Si u dekonspirua informacioni për kapjen e 11 ton drogë në Përmet

Pak ditë më parë, gjatë një aksioni të madh policor të quajtur “Pagri”, në Përmet, u arrit të kapej në një magazinë, një sasi prej 11 ton drogë.

Ndërkohë janë hedhur dyshime se ky operacion është dekonspiruar dhe mund të ketë pasur rrjedhje informacioni nga vetë strukturat e policisë.

Policia e Gjirokastrës dhe e Përmetit mendohet se nuk kanë pasur të bëjnë aspak me zhvillimin e operacionit, shkruan Panorama dhe sapo e kanë marrë vesh, kanë njoftuar menjëherë organizatorët e këtij aktiviteti kriminal.

Dekonspirimi i informacionit mendohet se ka ardhur në momentin e fundit, prandaj në magazinë nuk është gjetur asnjë nga pronarët e magazinës së drogës.

HETIMI 
Pas zbulimit të kësaj sasie të madhe hashashi në Përmet, Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasit Rustem Muçelli, 51 vjeç, dhe Eqerem Ali, 60 vjeç, banues në fshatin Pagri, Përmet, ndërsa është shpallur në kërkim Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në po atë fshat.

Asnjëri nga këtyre shtetasve nuk ka lidhje me kultivimin, as me grumbullimin e drogës, por arrestimi i tyre është bërë sepse kishin përdorur magazinat ku u gjet hashashi vitet e fundit. Për këtë ngjarje, nga Policia është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, shtetasi Koço Zaimaj, 58 vjeç. Ai akuzohet se nuk ka raportuar grumbullimin e sasisë së hashashit në magazinën ku u gjetën 11 tonë hashash.

Pas gjetjes së drogës, është marrë vendim për shkarkimin e shefit të komisariatit të Përmetit bashkë me katër vartës, ndërsa ka nisur procedim edhe për drejtorin e Policisë së qarkut Gjirokastër, zv.drejtorin dhe shefin e sektorit të hetimit të trafiqeve.

Ky mosveprim i Policisë, në të paktën katër muajt e fundit gjatë të cilëve është grumbulluar droga, dyshohet se ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit të individëve të veçantë të Policisë me grupin që ka kultivuar e grumbulluar sasinë e drogës në ish­magazinat e Rezervave të Shtetit në fshatin Pagri të Përmetit.

Aktiviteti kriminal mendohet se ka qenë i mororganizuar, ndërsa grupi i hetimit ka marrë dëshmi se magazina e lëndës narkotike ruhej nga persona të armatosur, që nuk lejonin afrimin aty të asnjë banori të zonës. Dyshohet se në magazinën e kanabisit grumbullohej droga e prodhuar në krejt zonën dhe më pas, duke e ndarë në sasi më të vogla, trafikohej sipas kërkesave që grupi kriminal kishte nga blerësit e kanabisit.

Mos humbisni

Flet drejtori i Ujësjellësit të Sarandës: Pse i lashë banorët pa ujë për tre ditë!

Pas deklaratës që bëri në një nga televizionet lokale të Sarandës, Drejtori i Ujësjellësit të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.