Kreu / Opinion / Si po shkatërron korrupsioni i Berishës, një koorporatë amerikane?

Si po shkatërron korrupsioni i Berishës, një koorporatë amerikane?

Nga Mero Baze

Po përpiqem të shpjegoj thjesht, se si korrupsioni i njerëzve të Berishës në Shqipëri, po shkatërron një koorporatë të madhe botërore, vetëm për shkak të përfshirjes në korrupsion në Shqipëri, dhe pse kjo histori do të mjaftonte për të justifikuar çdo ndërhyrje amerikane në reformën në drejtësi në Shqipëri.

Bëhet fjalë për kompaninë publike “OSI System”, që njihet si “Rapiscan”, dhe që ka marrë koncesionin e kontrollit të automjeteve në pikat tona kufitare prej Sali Berishës. Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë 250 milionë dollarë.

Prej datës 6 dhjetor, kur  Carson Block, themeluesi i “Muddy Waters Capital”, pohoi në një video dokumentar, se “OSI Systems”, krijuesi i detektorëve metalik të aeroportit “Rapiscan”, është “i kalbur në thelb” dhe kritikoi praktikat e saj të biznesit në Shqipëri, ku besohet se ka paguar 120 milionë dollarë ryshfet, çmimi i aksioneve i OSI Systems, Inc. ra 24.55 dollarë për aksion, ose 29% .

Arsyeja bindëse ishte historia e korrupsionit me njerëzit e Berishës në Shqipëri, ku disa muaj pas nënshkrimit të kontratës 250 milionë dollarëshe, 49 për qind e aksioneve, pra gjysma e kompanisë, ju shit për 5 dollarë një mjeku shqiptar.

Pas kësaj, deri me sot jane se paku dymbedhjete zyra të mëdha avokatësh në SHBA, kanë nisur të hapin praktika mbrojtje për aksionerët e kësaj kompanie, duke i nxitur ata të padisin kompaninë dhe të jenë në radhë për të tërhequr investimet e futura aty.

Dy prej tyre jane “Bragar Eagel & Squire, P.C.” dhe “Pomerantz LLP” , qe kanë ngritur padi kundër OSI System dhe njoftojnë investitorët, se nëse ata janë aksionerë që kanë blerë tituj të OSI ndërmjet 16 gushtit 2013 dhe 5 dhjetorit 2017, deri më 5 shkurt 2018, mund të kërkojnë nga Gjykata që t’i emërojë si paditës kryesorë.

https://www.businesswire.com/news//home/20171207006220/en/Bragar-Eagel-Squire-P.C.-Investigating-OSI-Systems

https://globenewswire.com/news-release/2017/12/08/1250467/0/en/Pomerantz-Law-Firm-Announces-the-Filing-of-a-Class-Action-against-OSI-Systems-Inc-and-Certain-Officers-OSIS.html)

E thënë shkurt, njoftimi se kjo kompani ka bërë korrupsion me njerëzit e Berishës në Shqipëri, po e rrënon me një shpejtësi marramendëse, duke humbur rreth 30 për qind të kapitaleve brenda një jave dhe që rrezikon të vihet nën hetim nga SEC (Securities and exchange commission) Enti Rregullator i Financave në USA.

Ky është një proces zinxhir, që nuk varet nga zhvillimet në Shqipëri, por nga ajo që ka ndodhur mes drejtuesve të kompanisë që ka marrë kontratën e skanimit të pikave kufitare dhe njerëzve të Berishës.

Në SHBA , kompanitë publike në bursë kanë detyrim thelbësor transparencën. Beteja për transparencë kundër kësaj koorporate për shkak të korrupsionit në Shqipëri, nuk është diçka që mund të ndalet nga Shqipëria. Procesi nisi nga një paditje e “Muddy Waters Capital”, një kompani investiguese që ka praktikë denoncimin e korrupsionit të koorporatave, dhe që vë baste financiare për shkatërrimin e reputacionit të tyre bazuar në faktet që ka. Më pas janë së paku dy studio ligjore që kanë nisur depozitimin e padive të aksionerëve kundër saj dhe do të pasohet nga hapa të tjerë.

Grafiku qe tregon renien e aksioneve te OSI javen e fundit

Brenda javës kompania ka humbur 30 për qind të kapitalit nga ky skandal, ose afërsisht rreth 350 milionë dollarë në një javë. Kjo është kostoja e të bërit korrupsion nga një kompani amerikane dhe përballja e saj me shtetin ligjor dhe tregun.

Disa zyrtarë të korruptuar në Shqipëri kanë tronditur themelet e një koorporate me ryshfetin e tyre dhe kanë vënë në rrezik investime të qytetarëve amerikanë. Shkaktarët e këtij rrënimi gëzojnë paratë e vjedhura në Shqipëri, të pashqetësuar nga askush dhe me mbrojtje politike. Ish- kryeministri përgjegjës për këtë vjedhje, kërcënon çdo ditë se do t’i vërë flakën vendit nëse emërohet prokurori i ri, me ndërhyrje të SHBA apo BE, dhe bashkë me opozitarë të tjerë, po bëjnë thirrje që SHBA dhe BE të qëndrojnë larg reformës në drejtësi.

Ky rast është një përgjigje, përse  ndërhyn SHBA në punët e drejtësisë në Shqipëri. Ndërhyn  për të mbrojtur së paku qytetarët e saj nga pasojat që kanë nga korrupsioni i këtushëm! Ky është një rast shumë  ilustrues. /TemA.al

Mos humbisni

Paradoksi i largimit të vonuar të Haki Çakos

Nga Andi Bushati Largimi i vonuar i Haki Çakos i jep fund një paradoksi që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.