I gjithë futbolli në Shqipëri është në ditë zie, pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të Besës së Kavajës, Esat Gjoci.
Futbollisti i shquar i viteve ’60-të ka ndërruar jetë, mbrëmjen e djeshme pas një sëmundje të rëndë.
Ai ishte qytetar nderi i Kavajës dhe një nga futbollistët më të mirë të asaj që në historinë e futbollit shqiptar njihet si “Besa e madhe” që pretendoi disa herë për t’u shpallur kampione.
Esat Gjoci është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare dhe prej vitesh mbante dhe titullin “mjeshtër sporti”, lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale në Kavajë.
Diskutime rreth kësaj post