Kreu / Botë / Shtrëngim i pazakontë duarsh, Trump dhuron spektakël (VIDEO)

Shtrëngim i pazakontë duarsh, Trump dhuron spektakël (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes të mbledhjes së 10 shteteve në
Filipine, që është edhe ndalesa e fundit e turit të tij në pesë shtete të Azisë.

Konferenca e Shoqatës për Kombet e Azisë Juglindore në Manila nisi me një ceremoni interesante që
përfshinte një foto të pazakonte grupi të liderëve botërorë.

Në vend që të qëndronin në vend, krerët e shteteve u rreshtuan për një shtrëngim të kryqëzuar duarsh, e
cila duket se e zuri në befasi Trumpin, deri sa arriti ta kuptonte se çfarë duhet të bënte me duart e tij.
‘Shfaq buzëqeshjen tënde më të mirë”, tha një nga organizatorët e eventit ndërkohë që dritat e aparateve
shkëlqenin”.

Trump nisi të luante dhe të qeshte me situatën e pazakontë, por të paktën ai e bëri mirë, ndryshe nga
kryeministri rus Dmitry Medvedev.

Mos humbisni

Lufta e Tretë Botërore duket e pashmangshme, Trump sapo bëri lëvizjen …

Presidenti amerikan Donald Trump është i vendosur të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Tokë, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.