Kreu / Kuriozitete / ‘Shtatori po afron, erdhi fundi’! Parashikimi i kobshëm i shkencëtarit

‘Shtatori po afron, erdhi fundi’! Parashikimi i kobshëm i shkencëtarit

Edhe një muaj e disa ditë na ndajnë nga muaji Shtator, kur sipas shkencëtarit David Meade, do të shfaqet “Planeti X” që do përplaset me Tokën, ku jetojmë. Sipas tij, ky është Apokalipsi.

“Dhe u duk një shenjë tjetër në qiell: dhe ja, një dragua i madh i kuq që kishte shtatë kokë dhe dhjetë brirë, dhe mbi kokat e tij kishte shtatë kurora”, shkruhet në kapitullin 3 të Zbulesës, në Bibël, që përshkruan Apokalipsin.

‘Dragoi me shtatë koka’, sipas autorit David Made, i cili mes të tjerave ka studiuar edhe astronomi në Universitetin e Louisville, SHBA, bëhet fjalë për të ashtuquajturin “planeti vrasës”, ose “Nibiru”, që sipas një teorie konspirative, do të shkatërrojë Tokën.

Në librin e tij “Planet X – The Arrival 2017”, autori David Meade shkruan se “planeti vrasës” do të shfaqet fillimisht këtë shtator.

Më pas, do të përplaset me Tokën muajt në vijim.

Sipas Meade, “Planeti X” është në fakt një yll me shtatë planetë dhe hëna, duke përfshirë Nibirun dhe orbitën rreth tij.

Meade shpjegon se ne ende nuk e kemi vërejtur “Planetin X” apo të quajtur ndryshe “Nibiru”, për shkak të këndit që ai afrohet me Tokën, mbi Polin e Jugut.

Tërheqja gravitacionale e kalimit të Nibiru pranë Tokës do të jetë shkatërruese, pretendon Meade, që shton se efektet tashmë janë duke u ndjerë.

Autori shprehet se njerëzit do të mund të shohin planetin më 23 shtator, duke u bazuar në Bibël, konkretisht te Zbulesa, kapitulli 12, vargu 1:

“Pastaj një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua e veshur me diellin, dhe me hënën poshtë këmbëve të saj, dhe mbi krye të saj një kurorë me dymbëdhjetë yje”.

“Më 23 shtator 2017, hëna shfaqet nën këmbët e konstelacionit të Virgjëreshës”, shpjegon Meade duke pretenduar se ka llogaritur lëvizjen e yjeve dhe planetëve, ndërsa shton se, “Dielli, do të duket pikërisht sikur ka veshur Virgjëreshën”.

“12 yjet, atë ditë do të formohen nga 9 yjet e kostelacionit të Luanit, dhe rreshtimin e tre planetëve: Mërkuri, Venusi dhe Marsi, të cilët formojnë 12 yje mbi kokën e Virgjëreshës”, vijon autori arsyetimin e tij.

Mos humbisni

Po vjen! Toka nesër do të goditet nga një stuhi e tmerrshme /Foto

Një stuhi diellore e fuqishme mund të zhysë në errësirë planetin tonë nesër. Shkencëtarët po …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.