Kreu / Aktualitet / Shqiptari masakron të dashurën, mjekët dhe policët

Shqiptari masakron të dashurën, mjekët dhe policët

Një shqiptar 33-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi në gjendje të dehur ka dhunuar të dashurën e tij, bluzat e bardha në spital si dhe karabinierët.

Mbrëmjen e së shtunës, shqiptari ka sulmuar mjekun e turnit dhe infermieren në dhomën e urgjencës në spitalin Budrio të Italisë. Me mbërritjen e policisë, në vend që të qetësohej, 33-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, ka reaguar edhe më keq duke sulmuar edhe uniformat blu.

Sipas raportimeve nga mediat e vendit fqinj, ka dhunuar të fejuarën e tij gjatë një sherri në banesë, dhe më tej e ka sjellë atë në urgjencë. Ndërkohë ai ka nisur të godasë personelin shëndetësor, për shkak të gjendjes së tij të dehur.

Për fat të mirë – shkruajnë mediat- mjekët dhe polici që u godit nga shqiptari nuk patën pasoja të rënda. Fatkeqësisht, pasojat e dhunës së shqiptarit i ka përjetuar e fejuara e tij, një 23-vjeçare italiane, e cila ka marrë lëndime në qafë dhe në dorë.

Mos humbisni

Kush është deputeti që punësoi izraelitin e ndaluar dhe ja sa pagoi

Ardhja e izraelitit Yoram Frig në Shqipëri ka ngritur shumë dyshime për autoritet shqiptare të cilat …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.