E martë , 27 Qershor 2017
Kreu / Aktualitet / Shqiptari kapet me 93 kg kokainë, por lirohet

Shqiptari kapet me 93 kg kokainë, por lirohet

Duket e pamundur por ja që ka ndodhur pikërisht kështu. Një shqiptar me inicialet M.A u arrestua në 20 janarin e shkuar në Brennero të Italisë nga forcat policore me 93 kilogramë kokainë pastër me vete, bashkë me një bashkëkombas tjetër. Vlera e mallit të kapur ishte 18 milion euro.

Megjithatë shqiptari ka mundur të dalë nga gjendja e arrestit falë një detaji banal. Përkthyesi shqiptar i thirrur nga policia për të ndihmuar në procesin e marrjes në pyetje, ishte gjithashtu i dënuar më parë. Për pasojë atij i ishte ndaluar çdo aktivitet publik. Kësisoj, poseduesi i kokainës ka mundur të dalë nga burgu i Bolzanos, në sajë të reklamimit që ka bërë avokati i tij Nicola Nettis, ndaj kësaj parregullsie procedurale. Nderkohë, bashkëkombasi tjetër që drejtonte makinën ku u gjet droga, është ende në burg, sepse e njihte italishten dhe nuk pati nevojë për përkthyes. Kur thonë që më mirë të dish, sesa të dish…

/Marrë nga Leggo.it/

Mos humbisni

U mashtruan nga ndërtuesi, 7 familje ‘ngujohen’ në prokurori

“Na mori truallin e tokës dhe nuk na dha apartamentet dhe dyqanet që na takonin. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.