Një shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i 5-të i një hoteli në Omonia të Greqisë.
Gjithçka filloi të hënën, ku shqiptari hyri në hotel pa i dhënë përgjigje recepsionistit dhe u ngjit me ashensor deri në kat të pestë. Dyshohet se shqiptari është 42 vjeçari Emiljanno Desaj nga Skrapari pasi pranë tij është gjetur një kopje e pasaportës.
Punonjësi i hotelit ka thirrur policinë për incidentin e ndodhur, por kur kanë mbërritur, e kanë gjetur 42 vjeçarin në tokë dhe pa ndjenja pasi ishte hedhur nga kati i pestë. Ambulanca ka mbërritur shpejt në vendngjarje por nuk mundën ta mbanin në jetë për shkak të plagëve të mara.
Policia greke, në vendin ku shqiptari u gjet në tokë, gjetën edhe një shumë parash që ai kishte me vete, por asnjë shënim pse shqiptari ka kryer këtë veprim.
Diskutime rreth kësaj post