E hënë , 21 Gusht 2017
Kreu / Aktualitet / Shqiptarët po i djegin vetë pyjet, 90% zjarre të qëllimshme

Shqiptarët po i djegin vetë pyjet, 90% zjarre të qëllimshme

Sipërfaqe te tëra me pyje dhe kullota janë përfshirë ditët e fundit nga zjarre që kanë prekur  të gjithë vendin. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencavë Civile Shemsi Prençi thotë se në 90 përqind të rasteve ato kanë qenë të qëllimshme  ndërsa harta e përhapjes së tyre ka nisur të zgjerohet.

Kemi patur vatra zjarri që kanë shfaqur gjatë natës që presupozohet që nuk janë nga faktorë natyrorë , gjithësesi nga vëzhgimet, 90% e zjarreve janë nga dora e njeriut pavarësisht nga motivet dhe 10% të rasteve janë nga faktorë natyrore. Harta dixhitale tregon për nivel të lartë të rrezikshmërisë së zjarreve. Kjo vjen nga temperaturat e lartë dhe vera e nxehtë”, tha Prenci

Për të përballuar  situatën  kanë mbërritur edhe helikopterë nga jashtë  ndërsa deri tani me problematik ka qënë zona e Tepelenës, shkruan oranews

Aktualisht rezulton se operacioni më i vëshitë ka qenë në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës, kurorën e gjelbër të qytetit të Beratit, kryesisht mbi lagjen Goricë, pjesa e pyllëzuar në Konispol, në zonën e Klosit dhe në zonën e Shkodrës në Malin e Shoshit. Po kështu është shfaqur një vatër zjarri në zonën e liqenit të Zi në Tërnovë të Bulqizës që së shpejti do të ndërhyjmë edhe nga ajri’, tha Prenci

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjecave thote se dëmi i shkaktuar deri tani është i lartë ndërsa apelon që në përballimin e situatës të përfshihen edhe aktorët e tjerë.

Mos humbisni

Aksident në Kamëz, motori shtyp një fëmijë 5 vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Kodër Kamëz, pranë shkollë Isa Boletini. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.