Nëse kishit shpresuar deri tani, sot nuk duhet te prisni me.
Oficerët e Policisë nuk do të marrin shpërblime për festat e fundvitit. Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave thonë se nuk është parashikuar shpërblim për uniformat blu. Fondi prëj 1.8 miliardë lekë që do jepet për shpërblimet, do shkojë vetëm për shtresat në nevojë.
Janë më shumë se 11 mijë policë që ngelen thatë këtë vit.
Burimet nga Ministria e Financave sqarojnë se nuk është parashikuar shpërblim për policët në fondin prej 1.8 miliardë lekë, i cili do shkojë për dhënien e 3 mijë lekëve, pensionistëve dhe shtresave në nevojë.
Edhe Ministria e Brendshme nuk ka bërë propozim për t’ju dhënë pagë shtesë ose shpërblim oficerëve të Policisë për festat e fundvitit.
Diskutime rreth kësaj post