E premte , 18 Gusht 2017
Kreu / Aktualitet / Shpërblimet në fundvit, “bonus” administratës e pensionistëve?

Shpërblimet në fundvit, “bonus” administratës e pensionistëve?

Afrimi i fundit të vitit rikthen diskutimet nëse do të ketë apo jo shpërblim për administratën dhe pensionistët, një praktikë kjo e ndjekur vitet e fundit.

Zyrtarisht, qeveria ende nuk ka marrë një vendim për akordimin e fondit të posaçëm për këtë qëllim.  Praktika e shpërblimit të administratës dhe të pensionistëve ka qenë një praktikë e përvitshme e qeverisë, raporton Scan.

Fillimisht ka qenë paga e 13-të që i shpërndahej administratës por që më pas u zëvendësua me dhënien e një shpërblimi, masa e të cilit lihej në vullnetin e Këshillit të Ministrave.

Praktika e shpërblimit masiv të administratës dhe pensionistëve u zbatua deri në vitin 2013, por më pas do të kategorizohej me argumentin e vështirësive financiare me të cilat përballej arka e shtetit.

Vitet e fundit, praktika e ndjekur ka qenë ajo e dhënies së shpërblimeve për kategori të ndryshme të administratës dhe pensionistëve. Pavarësisht deklarimeve publike për vështirësitë financiare me të cilat përballej arka e shtetit, qeveria ia ka dalë të sigurojë një fond të posaçëm për shpërblimet e fundvitit.

Muajt e fundit qeveria deklaron se situata e të ardhurave në buxhet është përmirësuar. Por tashmë mbetet për t’u parë nëse ky përmirësim i deklaruar i situatës së arkës së shtetit, do të reflektohet edhe në përmirësimin e masës së shpërblimit dhe zgjerimin e kategorive përfituese të tij.

Mos humbisni

Pas flakëve dhe të nxehtit, Shqipëria do të përballet me një tjetër rrezik

Pas zjarreve Shqipëria mund të përballet me një tjetër forcë të natyrës, të kundërtën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.