Viti i ri 2018, duket se ka nisur me paqe dhe shtrëngime duarsh Brenda Partisë Demokratike. Është ish-deputeti Astrit Patozi, i cili mbrëmjen e kësaj të premte ka marrë pjesë në 25 vjetorin e numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”.
Kështu Patozi është rikthyer në skenën politike Brenda PD-së, duke marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga selia blu.
Madje në një moment mes Patozit dhe kryetarit Lulzim Basha ka pasur edhe një shtrëngim duarsh, moment ky që është fiksuar nga kamerat.
Nuk dihet nëse mund të flasim për një “shkrirje akujsh” mes ish-deputetit dhe kryetarit Basha. Kjo pasi Patozi dihet publikisht si një nga kritikët më të fortë të Bashës Brenda selisë blu, aq sa tashmë ka iniciuar edhe “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.
Edhe pse për hir të së vërtetës nga fotografia, ish-deputeti nuk duket të jetë tepër “entuziast” për këtë takim me kryetarin Basha.
Kujtojmë se ish-deputeti Patozi ka qenë më herët edhe Kryeredaktori i gazetës “RD”, çka mund të jetë një tjetër arsye për praninë e tij sonte në aktivitetin e demokratëve.
Diskutime rreth kësaj post