Kreu / Kulturë / Shkon përmbarimi, artistët e Cirkut të Tiranës ngujohen në çadër

Shkon përmbarimi, artistët e Cirkut të Tiranës ngujohen në çadër

Artistët e Cirkut Kombëtar janë përballur këtë të enjte me Zyrën e Përmbarimit, që ka shkuar të ekzekutojë vendimin e gjykatës për largimin e artistëve nga ky ambient.

Në kushtet kur Cirku ka qënë i mbyllur për shkak të mbylljes së sezonit veror, përmbaruesit kanë hyrë me dhunë në këtë insitucion.

“Vendimi im gjyqësor është kthimi i truallit prej 409 metrash katrorë. Nga ana e Zyrës Përmbarimore janë fituar të tre shkallët e gjyqësorit. Jemi në fazën që kemi disa muaj që tentojmë me tolerancë ligjore për të bërë të mundur që punonjësit e Cirkut të lirojnë vullnetarisht, por k jo gjë është bërë e pamundur. Jemi detyruar të vijmë sot në ditën që duhet të zbatohet ky vendim gjyqësor me forcë”, ka thënë Enirjeta Zisi, Përmbaruese Gjyqësore.

Por në kushtet kur një pjesë e çadrës është ulur, artistët thonë se është e pamundur që në pjesen e mbetur të hapësirës të zhvillohen aktivitete.

“Kam 50 vjet këtu, këtu jam rritur. Nuk mund të vazhdohet aktiviteti, sepse cirku ka parametra artistikë dhe teknike”, thotë Pavli Sallata, mjeshter cirku.

“409 metra katrorë i bie  mes për mes arenës, pra automatikisht bie kollona e cirkut, sepse çadra mbahet me dy kolona. Nëse i heqim njërën është si muri i shtëpisë ça do bëjë shtëpia, do bjerë”, tha Loreta Kryeziu, akrobate mjeshtre.

Artistët shprehen se janë të vendosur të rezistojnë deri në fund, derisa problemi të marrë zgjidhje.

“Si e shikoni këta kanë filluar punimet. Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund. Ky vendim do të zbatohet kur artistëve t’u jepet një godinë tjetër”, tha Reshat Ibrahimi, Kryetar i Sindikatës se Pavarur të Artistëve.

Përfaqësues nga Ministria e Kulturës janë përpjekur të gjejnë një zgjidhje me Zyrën e Përmbarimit, por  deri më tani nuk është arritur një marrëveshje.

Mos humbisni

“Furtunë” në Top Channel, shkarkohet Sokol Balla, ja kush e zëvendëson

“Furtunë” në gjigantin mediatik Top Channel. Newsbomb.al, mëson se Top Channel ka shkarkuar nga detyra …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.