Kreu / Aktualitet / Shkodrani kapet në Rinas, i kërkuar për akuza që rrezikon burg përjetë

Shkodrani kapet në Rinas, i kërkuar për akuza që rrezikon burg përjetë

Ne aeroportin ‘Nene Tereza’, Policia Kufitare ka ndaluar një të kërkuar ndërkombëtar për vrasje i cili rrezikon burgim te perjetshem.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas arrestuan shtetasin Alfred Rrasa, 22 vjeç, nga Shkodra.

Ai ishte kthyer si i deportuar nga autoritetet kroate.

Nisur nga dyshimet pas krahasimit të fotove me personin dhe shpjegimeve konfuze që jepte, rezultoi se ishte shtetasi Alfred Rrasa, ndërsa të dhënat në dokumentin e kalimit ishin të vëllait të tij.

22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cuneos, ne Itali, me vendim te dates 7 gusht 2017, e ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje, e vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga nenet 56, 110, 575 dhe 577 të Kodit Penal Italian, si dhe neneve 10-12-14 të ligjit nr. 497/74.

Maksimumi i mundshëm i dënimit “Burgim i përjetshëm”.

Mos humbisni

Aksident fatal në Durrës-Kavajë, vdes vjehrri dhe nusja. Plagoset rëndë fëmija 8-vjeçar

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Malit të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com