Një 56 vjeçar banues në fshatin Grudë e Re ka humbur jetën teksa po ecte në një karrocë me kalë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në vendin e quajtur “Ura e Vrakës” teksa shtetasi Z.N duke udhëtuar me karrocën e tërhequr me kalë ka rënë nga ura dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
56 vjeçari nga errësira e madhe nuk e ka parë mirë rrugën dhe në këtë mënyrë nuk është futur siç duhet në urë duke rënë poshtë e saj dhe duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Udhëtimet në akse të tilla gjatë natës, aq më tepër kur nuk kanë ndriçim janë të rrezikshme,.
Nga ana tjetër shpesh herë në aksin Shkodër-Koplik ka aksidente të tilla dhe përveç shpejtësisë të automjeteve apo mungesës së ndriçimit shqetsuese është edhe prania e kafshëve në mes të rrugës në orare të ndryshme, edhe gjatë natës. Kësaj here për 56 vjeçarin ka rezultuar fatale.
Diskutime rreth kësaj post