Kreu / Aktualitet / Sherr prej flokësh, drejtoresha rreh edukatoren. Shtangen fëmijët

Sherr prej flokësh, drejtoresha rreh edukatoren. Shtangen fëmijët

Një sherr ka ndodhur në një institucion parashkollor në Korçë, në prani të fëmijëve.

Gazetarja Iris Rezhda raportoi se mësuesja Zana Brahimllari është dhunuar nga drejtoresha e kopshtit Laureta Asllani.

Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një prej kopshteve të qytetit.

Burimet bëjnë me dije se mësuesja është dhunuar fizikisht brenda ambienteve të klasës në sy të fëmijëve.

Burime nga spitali bënë me dije se mësuesja është larguar pasi ka marrë mjekimin shëndetësor, ndërsa aktualisht mësuesja ndodhet në komisariatin e Korçës për të kryer kallëzimin ndaj drejtoreshës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave./ bw

Mos humbisni

Vrasja makabre e dy motrave në Zvicër, a do marrin hak? Familja thotë se…

Alma Frroku dhe Elda Frroku, dy motrat nga Lezha qe u vrane ne Zvicer,u percollen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.