Mes këngëtareve, Ence Haxhija dhe Rosela Gjylbegu ka shpërthyer një sherr.
Shkak është bërë deklarata e Rosela Gjylbegun, e cila, e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, teksa është pyetur se me cilën nga këngëtaret shqiptare nuk do të bashkëpunonte kurrë, ka thënë emrin e Encës.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk i ka shijuar aspak Encës, e cila ka nisur sulmin personal, ndaj Roselës.
Ajo fillimisht shkruan në Instagram sa as ajo vetë nuk do ta bënte dot një këngë me Beyonce, duke lënë të nënkuptojë se është një divë, ndërsa Rosela shumë poshtë.
Më tej, duke mos i dalë e keqja dhe duke mos i ikur inati, Enca ofendon këngëtaren duke i thënë gjyshe dhe duke ironizuar se sapo kishte mësuar që ajo (Rosela) ishte gjallë.
Shumë urrejtje mes këtyre këngëtareve…
Diskutime rreth kësaj post