Kreu / Botë / SHBA, zgjidhet drejtori i ardhshëm i CIA-s

SHBA, zgjidhet drejtori i ardhshëm i CIA-s

Republikani Mike Pompeo pritet të jetë drejtori i ardhshëm i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA. Lajmin e ka bërë të ditur stafi i presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Deputet i Kansasit nga radhët e Tea Party, Mike Pompeo mësohet se e ka pranuar detyrën në krye të agjencisë së spiunazhit.

Anëtar i përjetshëm i Shoqatës Kombëtare të Armëve, Pompeo ka qenë mes kundërshtarëve më të egër të reformës në shëndetësi “Obamacare” dhe kundër mbylljes së burgut famëkeq të Guantanamos.

Gjithashtu, ai njihet si një nga mbështetësit kryesorë të programit të përgjimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, NSA, të publikuar nga Edward Snowden.

Mos humbisni

Vdes Dolores O’Riordan, këngëtarja e The Cranberries

Ka ndërruar jetë në moshën 46 vjecare solistja e grupit të njohur, The Cranberries. Dolores …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.