E shtunë , 21 Janar 2017
Kreu / Botë / SHBA, do të rinumërohen votat

SHBA, do të rinumërohen votat

Tashmë është zyrtare: kandidatja presidenciale e partisë së gjelbërt në Shtetet e Bashkuara, Jill Stein ka depozituar pranë komisionit përgjegjës kërkesën për rinumërimin e votave në Wisconsin.

“Po luftojmë për sistemin e votimit që meritojmë, për një sistem tek i cili të besojmë se ka ndershmëri dhe siguri dhe se nuk është subjekt i vjedhjeve e manipulimeve. Po luftojmë për të treguar se meritojmë këtë lloj sistemi në këto zgjedhje dhe në çdo zgjedhje tjetër”, ka thënë Jill Stein

Stein ka paguar një detyrim prej 1,1 milionë dollarësh për të arritur rinumërimin në Wisconsin e javën që vjen, planifikon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Michigan e Pensilvani. Komisioni zgjedhor i Wisconsinit po nis përgatitjet për rinumërimin, Një lëvizje kjo që siç u kujdes Stein të shpjegonte, synon vlerësimin e paprekshmërisë së sistemit dhe jo minimin e fitores së Donald Trumpit.

Ndonëse përpjekjet e politikanes së gjelbërt mund të rindezin shpresën e mbështetësve të zhgënjyer të demokrates Hillary Klinton, shanset që rinumërimi të përmbysë rezultatin nuk janë të mëdha pasi marzhi i fitores së Trumpit në te tre shtetet në fjalë, ndonëse jo shumë i thellë, është i mjaftueshëm për të mos i kthyer në trofe të Klintonit. Republikani e mposhti atë në Pensilvani me 70,010 vota, në Michigan me 10,704 dhe në Wisconsin me 27,257 vota.

Mos humbisni

“Amerika e Trumpit të mos ketë frikë nga vetja dhe nga bota”

Presidenti francez, François Hollande u shpreh sot se Amerika e Donald Trumpit nuk duhet të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.