Kreu / Rajon / Sela: Pa ligjin për gjuhën, nuk rrimë në qeveri

Sela: Pa ligjin për gjuhën, nuk rrimë në qeveri

Kreu i PDSH-së Ziadin Sela mbetet që qëndrimin se nëse në 100 ditëshin e parë të Qeverisë nuk miratohet ligji për gjuhën, partia e tij nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë. Megjithatë Sela shton se shpreson që të mos ketë nevojë për një gjë të tillë. Por ai mendon se nuk është e nevojshme kalimi i ligjit në komisionin e Venedikut me arsyetimin që të mos i lihet hapësirë kushtetueses për ta kontestuar atë.

Sa i takon rishikimit të buxhetit, Sela vlerëson se disa pjesë të platformës politike të partisë së tij janë marrë parasysh. Sa i takon pikave të deklaratës së përbashkët shqiptare si zhvillimit të barabartë rajonal dhe formimi i një Komisioni për ndarje të drejtë të buxhetit, Sela thotë se do të zbatohen nga miratimit të buxhetit.

Këto komente Sela i bëri gjatë Kuvendit të rregullt të partisë në Tetovë ku po ashtu deklaroi se vazhdon të mbështesë bashkimin e mundshëm të subjekteve të Aleancës për Shqiptarët në një parti të vetme.

Mos humbisni

Ekzektuohet në Athinë avokati i njohur

Një ndër avokatët më të njohur grekë është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytetin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.