E mërkurë , 23 Gusht 2017
Kreu / Aktualitet / Sekuestro trafikantëve, Prokuroria zbaton ligjin antimafie për dy të dënuar

Sekuestro trafikantëve, Prokuroria zbaton ligjin antimafie për dy të dënuar

Ligji antimafia është zbatuar ndaj dy personave që janë dënuar në Belgjikë për shpërndarje droge. Ata janë Selim Duzha nga Berati dhe Eugen Gengo nga Korça.

Prokuroia njofton se nisi hetimin në bazë të kërkesës për ndihmë juridike nga ana e autoriteteve belge, të cilat kishin krijuar dyshimin se Duzha dhe Gengu kishin transferuar në Shqipëri të ardhura që kishin krijuar nga aktiviteti i tyre kriminal.

Disa pasuri janë gjetur në emër të tyre dhe familjarëve, për të cilat ata nuk kanë pasur mundësi reale për t’i krijuar me burime të ligjshme financiare. Një apartament dhe një dyqan janë sekuestruar në plazhin e Durrësit si dhe një sipërfaqe toke në Berat.

Gjithashtu edhe familjarëve të Eugen Gengut iu sekuestrua 3 mijë metra tokë, mjete transporti dhe një shoqëri transporti në emrin e tyre.

Mos humbisni

Tritol presidentit të Kamzës, thotë se nuk ka konflikt me njeri

Zbardhen detajet e atentatit me eksploziv ndaj Presidentit të klubit të futbollit të Kamzës, Naim …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.