E premte , 9 Dhjetor 2016
Kreu / Kuriozitete / Sekretet për t’i mbijetuar martesës
Sekretet për t’i mbijetuar martesës

Sekretet për t’i mbijetuar martesës

Sekretet për t’i mbijetuar martesës

Martesa është një eksperiencë unike për çdo çift, por në të njëjtën kohë është shumë e vështirë të shkohet përpara. Ja dhjetë këshillat për t’i mbijetuar jetës bashkëshortore.

Martesa është një eksperiencë e mrekullueshme, por që në të njëjtën kohë mund ta vërë në pendesë qetësinë e çiftit. Fillohet të jetohet dhe të ndahet çdo moment i çdo dite me partnerin/en, pa ekzistuar mundësia e të pasurit të një çasti për vetveten.

Për disa çifte të reja qëndrimi bashkë për një kohë të gjatë është një sfidë e vërtetë, por mjafton të ndiqen një seri këshillash për të shijuar në 100% eksperiencën martesore. Ndaj ja se çfarë duhet bërë për t’i “mbijetuar” martesës.

Zgjidhni menjëherë keqkuptimet
Për të zgjatur sa më shumë një martesë, është e rëndësishme që keqkuptimet të mos zmadhohen me kalimin e kohës. Ndaj është e nevojshme t’i zgjidhni menjëherë ato dhe të mos shkoni në shtrat të mërzitur pa i thënë personit të zemrës suaj as “natën e mirë”.
Pranoni faktin se ndjenjat ndryshojnë
Kur jeni të dashuruar prej shumë vitesh është normale që ndjenja të zbehet me kalimin e kohës. Nëse dashuria pasionante është për të sapomartuarit, ajo “reale” ndërhyn kur në pah del rutina. E rëndësishme është që të mësoheni të përshtateni me ndryshimet e ngjashme dhe t’i pranoni ato me qetësi.

Mos përçmoni të kaluarën
Një ndër sekretet për t’i mbijetuar martesës është mospërçmimi i të kaluarës. Grindjet dihet, ndodhin në çdo çift dhe shmangia e tyre praktikisht është e pamundur. Për të çuar përpara një marrëdhënie është e rëndësishme të mësoni se si t’i përballoni ato. Vetëm falja ju lejon që të lini gjithçka pas shpine pa pendesa dhe mundësi për të përçmuar të kaluarën.

Flisni qartë
Çdo herë që ekziston një problem mes një çifti nuk është e nevojshme t’ia mbathni, por ta përballoni atë me maturi. Për ta bërë të mundur këtë, ju duhet të flisni qartësisht, edhe kur të vërtetat janë të pakëndshme ose të vështira për t’u dëgjuar. Në fund të fundit, sinqeriteti arrin gjithmonë të vlerësohet.

Shiheni partnerin edhe si një mik
Kur ju zgjidhni të martoheni, këtë e bëni jo vetëm se duheni me dikë, por edhe se dëshironi ta keni atë, shokun/shoqen më të mirë të jetës. Është e rëndësishme që kjo gjë të kihet parasysh edhe pas martesës, për të vazhduar në këtë mënyrë një martesë pa pengesa dhe vështirësi.

Qëndroni pozitiv
Pozitiviteti dhe sensi i humorit janë dy gjëra thelbësore për një çift, ndërsa është e nevojshme që mos t’i humbisni me kalimin e viteve të martesës. Nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet me qetësi: ja pra se çfarë duhet të keni parasysh përballë një problemi!

Ndani punët e shtëpisë
Në mënyrë që gjatë jetës në çift të mos kini probleme, është e nevojshme të ndani së bashku punët e shtëpisë, shkruan Shqip. Në këtë epokë, edhe femrat punojnë si meshkujt, ndaj edhe detyrat në shtëpi duhen ndarë në mënyrë të barabartë.

Mos ndërhyni në pasionet e partnerit/es
Kur një marrëdhënie çohet përpara prej vitesh, me siguri njihen në mënyrë perfekte edhe pasionet e partnerit/es, si sporti, futbolli, leximi ose kinemaja. Edhe pas martesës, është e rëndësishme të mos ndërhyni në pasionet e njëri-tjetrit duke dhënë këshilla të padëshiruara.

Gjeni kohë për veten tuaj

Nuk do mend që nga sekretet për t’i mbijetuar martesës është edhe hapësira private.Një shëtitje apo vajtja në palestër, një kafe me shoqet/shokët…në çift çdo njëri duhet të gjejë kohë për veten e tij. Vetëm në këtë mënyrë individualiteti mbahet në jetë, ndërsa gjendet energjia e duhur për të përballuar problemet e përditshme.

Mbajeni pasionin “të gjallë”
Rutina dhe mërzia janë dy gjëra që vrasin bashkëpunimin seksual në një çift. Për të mos hasur një rënie dëshire përgjatë kalimeve të viteve, është e nevojshme t’i dedikoni vetes, por edhe partnerit/es, momente speciale, si një udhëtim, një çmenduri si në kohën e rinisë ose një mbrëmje speciale.

Mos humbisni

dddd-3-780x439_1479908529-3583027

Ja ç’do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur

Mistikët pretendojnë se bota e ëndrrave tona, mund të përbëjë një lidhje me botët e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.