Kreu / Aktualitet / Sa e sigurt është Shqipëria? Hajdutët vjedhin në lagjen e Ramës!

Sa e sigurt është Shqipëria? Hajdutët vjedhin në lagjen e Ramës!

Një grabitje ka ndodhur këtë të dielë në zonën e Surrelit, jo larg shtëpisë së kryeministrit Edi Rama.

Ngjarjen e ka bërë të ditur kryetari i partisë PKD Dhimitër Muslia, i cili rastësisht ka takuar një bletar të cilit i kishin grabitur thuajse të gjitha kosheret e bletëve, duke i hequr kështu punën me të cilën ai mbante frymën gjallë.

Por ngjarja e trishtë, është dhe një sinjal që ngre një pyetje, sa e sigurt është Shqipëria, kur hajdutët shkojnë dhe vjedhin fare pranë vilës së kryeministrit Rama, një zonë e cila ruhet jo vetëm nga garda por edhe disa patrulla policie?

Më poshtë postimi i Dhumitër Muslisë, i cili tregon bisedën me bletarin që është grabitur. Vetë bletari i thotë se kishte besim se një gjë e tillë nuk do i ndodhte, meqenëse fare pranë vendit ku ai banon, jeton edhe “shoku Rama”.

 

Mos humbisni

Dëshmojnë 20 persona për vrasjen e Ndokës, ende asnjë autor

Ka shkuar në 20 numri i personave të shoqëruar në dy ditët e fundit nga …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.