Kreu / Politikë / “Rrugaç, ku ke b… të shash Berishën!” – Ja debati që përjashtoi Nokën

“Rrugaç, ku ke b… të shash Berishën!” – Ja debati që përjashtoi Nokën

Pas rifillimit të seancës plenare, e ndërprerë me kërkesë të kreut të këtij institucioni pas përjashtimit nga punimet e Kuvendit të deputetit Falmur Noka, ky i fundit nuk është larguar nga salla e seancave plenare.

Kjo ka qenë arsyeja që Ruçi ka kërkuar shtyrjen e seancën plenare për në pasdite, në orën 17:oo. Seanca u ndërpre pasi deputeti Noka së bashku me të tjerë ‘pushtuan’ foltoren  Kuvendit, pasi pretenduan se Rama shau Berishën duke i thënë ‘i rrjedhur’ kaq ka mjaftuar që Noka të kërkoi fjalë për replikë, por që nuk është pranuar.

Në këto rrethana jam i detyruar të zbatojë në gërmë dhe frymë pezullimin e seancës për një kohë të caktuar. Seanca rifillon në 17:00”, tha Ruçi, duke mbyllur seancen, shkruan ‘Gazeta Express’.

Debatet

Ruçi: Kaloi koha, zoti Berisha, mbaroi koha ulu.

Noka flet nga vendi: Fjalën për procedurë

Ruçi: Ulu, mos fol, Nuk ka procedurë

Noka: Na tregon ti procedurat, ca kujton ti, xhandar

Ruci: Të tërheq vëmendjen, mos fol, lerë deputetin të flasë

Noka: Fjala për procedurë, rrugaç, jep fjalën, xhandar

Noka-Ramës: Ky ke b*thë ti ti heqësh fjalën Sali Berishës

Ruci: Atehere, te terhoqa tre here verejtjen, po shkel rregulloren, me detyrove te marr mase, je i perjashtuar nga seanca, 5 minuta pushim deri sa te lirosh foltoren.

Mos humbisni

Pas ekzekutimit të vëllait, flet për herë të parë ish-deputeti Arben Ndoka

Ka reaguar për herë të parë pas ekzekutimit të vallit ish deputeti i PS-së Arben …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.