E shtunë , 25 Mars 2017
Kreu / Ekonomi / “Rruga e Kombit”, tarifat e koncesionit sipas mjeteve: nga 2.5 euro në 22.5 euro

“Rruga e Kombit”, tarifat e koncesionit sipas mjeteve: nga 2.5 euro në 22.5 euro

Tarifat e kalimit në rrugën Durrës-Kukës do të jenë në varësi të mjetit. Shoferët, të cilët kanë motoçikleta, “scooter”-a apo automjete me 3 rrota, do të paguajnë 2.5 euro për kalim, ose shumën përkatëse në lekë.

Për automjetet personale, ato komerciale dhe mikrobusët me 4 rrota, tarifa do të jetë 5 euro. Ndërsa për autobusët dhe automjetet komerciale që kanë 6 rrota, taksa e kalimit do të jetë 11.25 euro.

Tarifa do të jetë më e lartë për mjetet më të rënda. Për kamionët e mesëm dhe autobusët e rëndë me 3 akse, ajo shkon në 16.25 euro. Po kaq do të paguhet edhe për automjetet tregtare, që kanë një lartësi mbi 2.7 metra. Ndërsa për kamionët e rëndë, me 4 ose më shumë akse, taksa e kalimit do të jetë 22.5 euro.

Sipas kontratës koncesionare, taksa e kalimit në rrugë do të indeksohet çdo vit, sipas një formule e cila mban parasysh inflacionin në zonën euro dhe atë në Shqipëri.

Të përjashtuara nga kjo taksë do të jenë ambulancat, makinat e policisë, mjetet e ushtrisë dhe zjarrfikëset, ndërsa për banorët e zonës do të ketë një skemë kompensimi. Koncesionari do të paguajë në shtet 120 mijë euro në vit, për 3 vitet e para, dhe këto parà do t’u kthehen banorëve sipas një skeme që do të përcaktohet nga Ministria e Transporteve dhe bashkitë.

Ndërsa për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, ata që kalojnë më shpesh në autostradë, do të ketë një zbritje tarife, e cila edhe kjo mbetet për t’u përcaktuar.

Mos humbisni

Ekonomi: inflacioni nën objektivin e BSH-së

Shifrat, bankat më pak financim biznesit vendas, rriten kreditë jashtë kufijve

Ndërsa gëzojnë një situatë shumë të mirë likuiditeti, bankat shqiptare po e zgjedhin gjithnjë e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.