E mërkurë , 24 Maj 2017
Kreu / Ekonomi / Rritet kreditimi. Në vend të parë, ato për bizneset

Rritet kreditimi. Në vend të parë, ato për bizneset

Pas disa muajsh në stanjacion, kreditimi i ekonomisë ka dhënë sinjale rigjallërimin në fundin e vitit. Banka e Shqipërisë raportoi se në nëntor kredia u zgjerua me 2.5 miliardë lekë ose 18.5 milionë euro krahasuar me tetorin duke shënuar rritjen më të lartë në gjashtëmujorin e dytë.

Të dhënat tregojnë se rritja ka ardhur kryesisht nga kredia e dhënë për bizesin, ndërsa huatë për individët janë rritur me një ritëm më të ulët. Por pavarësisht ecurisë pozitive te regjistruar në nëntor, kreditimi i ekonomisë vijon të mbetet i dobët.

Sipas të dhënave të bankës në terma vjetor, pra nëse krahasohet me nëntorin e vitit të kaluar stoku i kredisë është rritur me vetëm 0.75 për qind, një ritëm ky dukshëm më i ulët nga nivelet që synon banka e shqipërisë dhe qeveria për të mbeshtur rritjen ekonomike.

Në vitet para krizës financiare, kredia për ekonominë është rritur me ritme dyshifrore nga 20 deri në 60 për qind në vit. Por ky ritëm u ngadalësua ndjeshëm, vecanërisht pas vitit 2012 kur kredia jo vetëm që u stopua, por filloi të ulet.

Edhe pse në vitet pasardhëse kredia ka dalë nga territori negativ, ritmi i rritjes së saj ka qenë i papërfillshëm dhe në kontrast të dukshëm me ecurinë e rritjes ekonomike, e cila është shpejtuar nga 1 për qind që ishtë në 2013-ën në mbi 3 për qind këtë vit.

Sipas ekspertëve ndrydhja e kreditimit vjen si nga kërkesa e ulët ashtu dhe nga hezitimi i bankave për të dhënë kredi të reja, veçanërisht për biznesin e madh, i cili ka dhe raportin më të madh të kredive me probleme.

Mos humbisni

Transparenca e bankave, interesat jo pa njoftuar klientin

Sipas rregullores së re, bankat mund t’i ndryshojnë interesat vetëm sipas kushteve të dakordësuara më …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.