Kreu / Botë / Rrëmben foshnjën e shoqes dhe e hedh në mbeturina

Rrëmben foshnjën e shoqes dhe e hedh në mbeturina

Një grua ka rrëmbyer foshnjën e mikes së saj dhe më pas e ka hedhur në koshin e mbeturinave.

Yin Sotheara, 34 vjeçe, ishte duke luajtur me letra me Mat Sovanna, 33 vjeçe, dhe shokë të tjerë kur u largua nga dhoma rreth mesnatës në Phnom Penh, Kamboxhia.

Ajo shkoi në dhomën e vajzës , i mbylli gojën dhe më pas e futi në një qese të zezë. Si mjet për ta zbritur nga ndërtesa ajo përdori një litar dhe e uli nga dritarja e dhomës së foshnjës.

Më pas mori motorin e saj dhe e vendosi vajzën në të dhe sapo gjeti një kosh mbeturinash e hodhi.

Kanë qenë banorët e lagjes ku ajo kishte hedhur fëmijën ata që dëgjuan të qarat dhe mënjëherë njoftuan policinë.

Yin u arrestua më vonë dhe rrëfeu se e kishte rrëmbyer foshnjën, nga “dashuria” që kishte për atë.

Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2017 dhe javën e kaluar ajo u shplla fajtore me akuzën për tentative vrasje duke u dënuar kështu me 11 vite burg.

Mos humbisni

Kjo familje myslimane ruan çelësat e varrit të Jezu Krishtit

Një familje myslimane palestineze mban çelësat e një prej monumenteve më të rëndësishme të fesë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.