E mërkurë , 7 Dhjetor 2016
Kreu / Politikë / Rrëfehet Braçe: Ja SMS që kam shkëmbyer me Berishën kur ishte kryeministër
Rrëfehet Braçe

Rrëfehet Braçe: Ja SMS që kam shkëmbyer me Berishën kur ishte kryeministër

Rrëfehet Braçe: Ja SMS që kam shkëmbyer me Berishën kur ishte kryeministër

Deputeti i 6 legjislaturave parlamentare Erjon Brace nuk i ka vënë një notë qeverisë Rama, por shprehet se qeveria ka ende shumë shumë punë për të bërë. I ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, në Vizion Plus, Brace eshte shprehur se nuk ka ndonjë gjë personale me Blendi Fevziun, por me gazetarët që i bëhen krah korrupsionit. Megjithatë Brace theksoi se kur të flasë për Fevziun, do të nxjerrë edhe një mal me letra që ka arkivuar.

Deputeti socialist tha ndër të tjera se nuk e ndjek fare Opinionin e Fevziut, pasi ndjek ditën e hënë Rudina Xhungën në Vizion, të martën sheh Barcelonën, të mërkurën sheh prapë sport, të enjten Sokol Ballën dhe të premten Oktapodin.

Gjatë batutave të shkëmbyera me autorin e programit Oktapod Turjan Hyska, Brace tha se ndoshta 300 mijë vende pune janë shumë, por të paktën 220 deri në 250 mijë, do të realizohen.

Lidhur me një flirtim të mundshëm PD-LSI për Reformën në Drejtësi, Brace theksoi se kjo nuk ekziston, pasi të dy partitë kanë mendim diametralisht të kundërt.

Gjatë intervistës, Brace nuk ka pranuar se Rama është kryetari  më i mirë i socialistëve, duke u shprehur se Rama është një kryetar normal.

Përsa i përket mardhënieve me deputetët e Partisë Demokratike, Brace u shpreh se ka një mardhënie korrekte me Jozefina Topallin, duke zbuluar se bashkë me të, kanë votuar gjithnjë njësoj për reformën në drejtësi.

Sipas deputetit socialist, mes kolegëve kundërshtarë në Parlament, vlerëson si njerëz me të cilët mund të bisedohet e shkëmbesh ide, Genc Rulin dhe Majlinda Bregun.

Në rubrikat e tjera të emisionit Oktapod, deputeti socialist pranoi se i ka cuar SMS Sali Berishës kur ishte kryeministër, për të ndihmuar një militant socialist, duke vënë në dukje se Berisha iu përgjigj këtij mesazhi.

Në fund të intervistës, deputeti Brace theksoi se kur të mos merret më me politikë, do të bëjë modeatorin dhe gazetarin në televizion.

Mos humbisni

PD-selia-700x394

Vetting-u, PD: Përkthimi i deformuar në detajet kyçe, ja provat

Një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan, që linte të kuptohej se PD po e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.