Kreu / Kulturë / Robert Elsie do prehet në Theth, trupi i albanologut vjen nesër në Shqipëri

Robert Elsie do prehet në Theth, trupi i albanologut vjen nesër në Shqipëri

Trupi i albanologut Robert Elsie do të prehet në Theth. Lajmin e bëri të ditur ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku së bashku me Ambasadën tonë në Gjermani ndoqën të gjitha procedurat e nevojshme për transportin e trupit të Robert Elsie në vendin tonë.

“Trupi i tij do të mbërrijë nesër, e martë, 17 tetor 2017, në Aeroportin e Rinasit, në orën 11:30, ndërsa Biblioteka Kombëtare do të hapë dyert për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00. Ceremonia e përcjelljes për në Shkodër do të zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në orën 16:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Në këtë kuadër, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dëshiron t’ju njoftojë se në Theth do të organizohet një ceremoni e veçantë para varrimit, ditën e mërkurë, 18 tetor 2017, në orën 14.00, në nder të përkushtimit dhe dedikimit që ai pati ndaj vendit tonë, traditave dhe gjuhës sonë amtare duke lartësuar vlerat, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Në vitin 1978, Robert Elsie vizitoi Shqipërinë disa herë në kuadrin e ‘takimeve shkencore’ midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Ka qenë anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Mos humbisni

“Furtunë” në Top Channel, shkarkohet Sokol Balla, ja kush e zëvendëson

“Furtunë” në gjigantin mediatik Top Channel. Newsbomb.al, mëson se Top Channel ka shkarkuar nga detyra …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.