Kreu / Shëndet / Reagon QSUT: Të gjithë mjekët janë në punë

Reagon QSUT: Të gjithë mjekët janë në punë

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se puna në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme nuk është ndërprerë për asnjë moment.

Në një reagim të saj, Drejtoria e QSUT bën të ditur se të gjithë mjekët që punojnë në këtë shërbim janë në punë dhe në asnjë rast nuk është ndërprerë shërbimi ndaj pacientëve.

Përkundër disa deklaratave lidhur me mungesë barnash dhe materialesh mjekimi në Urgjencën e QSUT, bëhet e ditur nga Drejtoria se urgjenca furnizohet rregullisht sipas kërkesave.

Duke falenderuar qytetarët për besimin që kanë tek ekipet mjekësore të QSUT, drejtoria e kësaj qendre u kërkon atyre të drejtohen sa më pranë vendbanimit të tyre për të marrë shërbimin mjekësor.

Kjo do të reduktojë flukset e shtuara dhe mbingarkesat e panevojshme në QSUT.

Mos humbisni

Ja pse disa meshkujve nuk iu rritet mjekra

Falë hipsterëve dhe njerëzve me mjekra, mjekrat janë bërë modë përsëri. Meshkujt të cilët kanë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.