Kreu / Kuriozitete / Reagimi i kësaj vogëlusheje do t’ju bëjë të derdhni lot lumturie

Reagimi i kësaj vogëlusheje do t’ju bëjë të derdhni lot lumturie

Momenti kur një vajzë e vogël mëson se aplikacioni i familjes se saj birësuese është pranuar përfundimisht do t’ju bëjë të derdhni lot gëzimi.

Nëna e vajzës i kishte kërkuar Jackie Alexander, mësimdhënëse në një shkollë në SHBA, që ta ndante lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale, transmeton Express.

Nëna kishte dashur që vajza e saj e birësuar të mësonte lajmin se aplikacioni për birësimin e saj ishte i suksesshëm pasi që kishte marrë vesh se vogëlushja po e priste me padurim lajmin.

Jackie e postoi këtë status në Facebok: “Një familje e dashur që e di se ka luftuar për një kohë të gjatë për t’i birësuar tre fëmijë që vijojnë mësimin në shkollën tonë. Ka qenë e vështirë t’i shoh ata duke e luftuar këtë betejë emocionale. Sot, mikja ime më mori në telefonin e punës dhe më tregoi se gjykata përfundimisht ka vendosur t’ua pranojë atyre kërkesën për birësimin e fëmijëve”. /Express/

Mos humbisni

Bli shtëpi, merr gruan falas… Oferta që do ju bëjë të qeshni me lot

Çfarë do të thoni nëse përmes një shpallje iu ofrohet një shtëpi dhe një grua …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.