Kreu / Politikë / Rama e “shet” Tahirin: Nuk falim askënd që zgjedh rrugën e krimit!

Rama e “shet” Tahirin: Nuk falim askënd që zgjedh rrugën e krimit!

Duam të vërtetën sa më parë. Kështu e ka nisur postimin e tij në Facebook kryeministri Edi Rama teksa ka komentuar shkurt zbardhjen e përgjimeve të Moisi Habilajt.

Në një status pak minuta para konferencës për shtyp të ish-Ministrit Saimir Tahiri, Rama shkruan se gjithcka e dalë nga përgjimi është e neveritshme dhe shokuese.

“Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe e njoh si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet” – shkruan ndër të tjera Edi Rama.

Statusi i plotë:

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Mos humbisni

Politikania shqiptare trondit: Rama ka kërcënuar ambasadorët me letra në…

Duket se e mbeshtesin por ata ndodhen nen presionin dhe kercenimin e shefit te qeverise …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.