Kreu / Politikë / Rama dhe Berisha shkëmbehen në shkallë, batuta të forta mes tyre

Rama dhe Berisha shkëmbehen në shkallë, batuta të forta mes tyre

Syri.net ka mësuar se ndërsa kryeministri Edi Rama po ngjitej në restorantin e qendrës ABA Center, është shkëmbyer me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar i pari ish-Kryeministrit Berisha me fjalët përshëndetëse “Sali, mirë Sali”.

Por përgjigja e ish-Kryeministrit Berisha ka qenë shkurtër dhe e prerë: “Vazhdo, vazhdo”. Por nuk ka përfunduar me kaq.

Rama që ka qenë duke folur me dikë tjetër në telefon, me gjasë i huaj i ka rrëfyer bashkëbiseduesit: “Sorry, i just meet mr. Berisha”.

Por ish-Kryeministri që e ka dëgjuar këtë komunikim, e ka snobuar Ramën duke iu përgjigjur: “Po, po, meet, meet”.

Batutat e plota Berisha-Rama gjatë shkëmbimit në ABA Center:

Edi Rama: Sali, mire Sali?!...

Sali Berisha: Vazhdo, vazhdo…

Edi Rama në telefon dikujtSorry, i just meet mr. Berisha.

Sali Berisha: Po po, meet meet… 

Mos humbisni

Testi i pasurisë “ngel në klasë” 57 % të gjyqtarëve të shkallës së parë në Shqipëri

Të dhënat e siguruara nga një studim i BIRN tregojnë se 154 gjyqtarë nga 268 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com